Komuna e Malishevës respektivisht, Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes ekipit punues për ndryshimin dhe plotësimin e tarifave të RREGULLORES PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË MALISHEVËS me nr. 02/273 të datës 31.05.2023, duke u bazuar ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Malishevës dhe Nenin 1.6 te Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/20218 për Konsultime Publike, Rregullores për Transparencë të Komunës së Malishevës, publikojmë këtë;
KONSULTIM PUBLIK
Lidhur me konsultimin e Projekt – RREGULLORËS PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË MALISHEVËS, respektivisht rishikimin e tarifave (taksave për mbeturina) ky dokument do te jete në konsultim publik nga data 24.09.2026 deri me datën: 05.10.2026. Komentet dhe propozimet e juaja mund t’i dërgoni deri, me datën 05.10.2026, në ora 16:00 tek përgjegjësit, në formë fizike ose ne e-mail adresat e zyrtareve përgjegjës:
Për më shumë detaje për Projekt – RREGULLOREN PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË MALISHEVËS, respektivisht tarifave të saj, mund ta gjeni në linkun e web faqes zyrtare të Komunës së Malishevës: https://malisheve.rks-gov.net/konsultimet-publike/ .
Takimi mbahet me datë 06.10.2026
Vendi : Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës
Ora: 10:00