Kryetari Haliti mori pjesë në hapjen e “Plus Market” në Drobesh

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në hapjen e “Plus Market” në Drobesh. Hapja e këtij marketi sjell një investim të ri në komunë dhe mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti përgëzoi drejtuesit për investimin dhe vlerësoi angazhimin e tyre për promovimin e prodhimeve vendore dhe krijimin e kushteve të mira të punës për punonjësit.

Ai theksoi se investimet që mbështesin prodhuesit vendorë dhe hapin vende të reja pune kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik të Vitisë. Kryetari Haliti u uroi suksese drejtuesve dhe stafit të “Plus Market.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti priti kryetarin e Havzës, diskutuan për bashkëpunim dhe mundësinë e binjakëzimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim kryetarin e Komunës së …