Dita Botërore e Turizmit 2026 – Deçani pjesë e promovimit të turizmit në Kosovë

Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit 2026, Deçani ishte pjesë e konferencës qendrore “RE: TOURISM – AI në promovimin e turizmit në Kosovë”, ku u prezantuan dhe diskutuan ide, projekte dhe qasje të reja për zhvillimin e turizmit në vend.

Në këtë aktivitet u prezantua edhe Deçani, me potencialin dhe punën që po bëhet në promovimin dhe zhvillimin e ofertës sonë turistike.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla është një mundësi e rëndësishme për të prezantuar Deçanin, për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar bashkëpunime të reja në fushën e turizmit.

Falënderojmë Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për organizimin, si dhe të gjithë partnerët, profesionistët dhe kontribuuesit që po punojnë për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Deçani ka shumë për të ofruar – vazhdojmë ta promovojmë së bashku!

Kontrolloni gjithashtu

MIRATOHET BUXHETI I RAHOVECIT PËR VITIN 2027!

Sot, Kuvendi i Komunës së Rahovecit miratoi buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 21 …