Organizuaesit e protestës kërkuan nga Qeveria dhe ministrja Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit

Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit per Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gjatë fjalimit para Ministrisë së Drejtësisë, ai theksoi se kjo është kërkesa e protestuesve në natën e 17-të të protestës. “Në kërkesën tonë prej qeverisë e sot edhe te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donika, i kërkojmë sot këtu ta procedojë ligjin të UÇK-së, ta procedojë sepse në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë. Prej sheshit “Skënderbeu”, në natën tonë të 17-të, kemi ardhë sot këtu para ministrisë për të na dëgjuar, për të na dëgjuar kërkesën tonë. E kërkesa jonë është e thjeshtë: Kërkojmë që të procedohet ligji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” theksoi mes tjerash, Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza: Nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruae se nuk është arritur ndonjë …