Ardit Gjinali: Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK

Politologu nga Shqipëria, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se ky moment duhet të shërbejë për një bashkëpunim më të madh mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, duke shmangur deklaratat emocionale dhe duke u fokusuar në veprime diplomatike e politike. “Dhe ky njësim, ky kohezion patjetër që duhet të ndërmerret me arsye të ftohtë, me veprime diplomatike, me lobim efektiv dhe jo thjesht me emocionalitete apo me deklarata të cilat në pamje të parë fitojnë disa duartrokitje, por absolutisht që më pas patjetër që përcjellin një efekt i cili është i dyshimtë ose ndonjëherë dhe negativ në tërësinë e të gjithë proceseve. Nga ana tjetër, patjetër për sa i takon edhe marrëdhënieve të cilat janë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, kemi parë një panoramë të komplikuar në fakt gjatë këtyre viteve, si rezultat edhe i qëndrimeve të ndryshme shpesh nga njëra anë edhe shpesh nga ana tjetër. Këtu kuptojmë dhe kujtojmë faktin që përkatësisht kemi një kohë të gjatë që nuk kemi mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive, nga njëra anë, por dhe nga ana tjetër shohim që dhe nuk ka një klimë e cila duhet të ishte në fakt shumë e përshtatshme në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes dy shteteve, të cilat në fakt nuk janë thjesht dy shtete, por absolutisht që janë i njëjti komb” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, politologu nga Shqiëria, Ardit Gjinali.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Shkarkimi i Kryeprokurorit, Blerim Isufaj është alarm për drejtësinë dhe për shtetin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se shkarkimi i Kryeprokurorit të …