Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka drejtuar kritika ndaj lidershipit të partisë që i përketë dhe ka theksuar se brenda 18 muajve të fundit, kjo parti ka ndryshuar shumë herë qëndrimet e saj. Ai ka përkujtuar se gjatë ksaj periudhe kohore, LDK-ja fillimisht ka mbajtur qëndrim se “me Kurtin nuk bisedojmë” mandej ka shfaqur gatishmëri për bashkqeverisje dhe tani qëndrimin për zgjedhjen për presidentin. “Votuesi nuk ka faj. Nuk e ka të lehtë ta kuptojë se për çka qëndron LDK-ja, kur për 18 muaj kaluam nga ‘me Kurtin nuk bisedojmë’, te ‘duam zgjedhje’, pastaj ‘duam bashkëqeverisje’, e tani te ‘hajde ta bëjmë bashkë Presidentin’. “Ku janë parimet? Ku është konsistenca? Ku është drejtimi? Ku është ideali? Kosovës i duhet LDK-ja e vërtetë: një LDK që ka politika, programe, aleanca dhe vizion për zhvillimin e vendit; një LDK që bashkëpunon, por që nuk e humb identitetin dhe parimet e saj” ka shkruar deputeti, Arben Gashi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
