Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t' iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Avokati Mishetiç ka shfaqur habinë se si e dinte presidenti i Francës, Emanuel Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetiç ka shfaqur habinë e tij se si e dinte presidenti i Francës, EmanuelMacron, 6 ditë më herët se ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet rëndë!? Ai ka kujtuar se disa ditë para 16 shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq kishte paralajmëruar se nga një lider botëror është njoftuar se Hashim Thaçi do të merrte një dënim të rëndë.  “Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur” ka shkruar Lluka Misetiç, avokat i Hashim Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani ka vlerësuar se protestat disa javore kanë …