Është mbajtur Forumi Ekonomik Anamorava 2026, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, me mbështetjen e Caritas Switzerland dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe me sponsorizimin e Vali Ranch Resort dhe PriBank.
Në fokus të forumit ishte Platforma B2B Kosovë–Diasporë, e cila u prezantua si një mundësi për të afruar bizneset vendore me kompanitë e diasporës.
Gjatë forumit ku morën pjesë edhe krerët institucional të Vitisë, u zhvilluan edhe takime B2B mes bizneseve, me synim krijimin e partneriteteve të reja, rritjen e bashkëpunimit dhe nxitjen e investimeve në Kosovë.
Regjistrohuni në Platformën B2B Kosovë–Diasporë dhe gjeni mundësi të reja bashkëpunimi:
b2b.oek-kcc.org
Komuna e Vitisë ka potencial të zhvillimit Ekonomik, është e pasurë me resurse natyrore, kapacitete njerëzore dhe ka një pozit strategjike që lidhet me tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë “Economic FORUM 2026 ” synonjm të krijojmë ura bashëpunimi, të promovojm investime dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
