Avni Arifi: Presidentja duhet t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët

Analisti Avni Arifi ka thënë se presidentja e Kosovës duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën, e jo të shihet si zgjatim i qeverisë apo i partisë politike prej së cilës vjen. Arifi komentoi edhe presionin që, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po ushtron ndaj presidentes. Ai kundërshtoi pretendimin se opozita nuk ka rol në raport me institucionin e presidentit, duke thënë se Kushtetuta nuk e përcakton këtë institucion si të lidhur me partinë në pushtet. Arifi theksoi se presidentja duhet të ketë qasje të balancuar dhe të kontribuojë në bashkimin e shoqërisë. Sipas tij, kreu i shtetit i shërben vendit dhe Kushtetutës, jo kryeministrit apo partisë që e ka mbështetur politikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi kërkon transparencë për vizitën e ambasadorit gjerman në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kërkuar sqarime publike nga ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer …