KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë për të forcuar gatishmërinë e ushtarëve

Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it kanë zhvilluar marshime këmbësore në terrene malore sfiduese në Kosovë, përfshirë zonat përreth Kampit Villaggio Italia. Sipas njoftimit të misionit të NATO-s, stërvitjet kishin për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë fizike, përmirësimin e aftësive për lëvizje në terrene të vështira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të kontingjenteve të ndryshme. KFOR-i theksoi se trajnimet e rregullta në terrene komplekse janë thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe aftësisë së ushtarëve për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë Kosovën. Përmes këtyre aktiviteteve, misioni i udhëhequr nga NATO synon të ruajë kapacitetet e personelit për përmbushjen e detyrave të tij dhe të kontribuojë në një mjedis të sigurt, si dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Qelaj

Avokati i Popullit po shqyrton kërkesën për dërgimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kushtetuese

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se institucioni që drejton po shqyrton …