Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Raporti i Avokatit të Popullit vë në pikëpyetje funksionimin e Dhomave të Specializuara

Raporti ex-officio i Avokatit të Popullit Naim Qelaj, ngre shqetësime serioze për funksionimin e Dhomave të Specializuara, përfshirë vështirësitë në sigurimin e informacioneve nga ky institucion që nga viti 2021. Kritika të forta ka edhe për kohën e kufizuar që u është lënë avokatëve për përgatitjen e mbrojtjes, ndërkohë që aktakuza ishte përgatitur për pesë vjet. Ky dallim ngre pyetje të rëndësishme për barazinë e palëve dhe drejtësinë e procesit, raporton Klan Kosova. Raporti kërkon që Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës ta vlerësojnë procesin, ndërsa institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për adresimin e shkeljeve të evidentuara. Një nga hartuesit e Kushtetutës e përshkroi bilancin e gjashtë viteve si një periudhë në të cilën “thuajse asgjë nuk shkoi në rregull”. Gjetjet iu dorëzuan Presidentes, kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Ajo nuk mori pjesë në prezantim, pavarësisht ftesës—një mungesë që lë pa përgjigje pyetje të rëndësishme të ngritura nga raporti.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës

Dy foshnja të zhdukura gjatë luftës u identifikuan pas më shumë se dy dekadash

Dy foshnja, të zhdukura gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar pas më shumë se dy …