Njoftim publik lidhur me procesin e shqyrtimit publik të draft dokumentit “ Hartat Zonale Komunale 2026-2034 ”

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë

Ju njoftojmë se Komuna e Vitisë dhe Kompania e kontraktuar INSI SH.P.K kanë bërë të qasshme për publikun Draft Dokumentin “Hartat Zonale Komunale 2026-2034”.

Draft dokumentin kryesor mund ta gjeni në këtë vegëz: https://viti.rks-gov.net/…/Projekt-Harta-Zonale…

Ndërsa të dhënat hartografike mund t’i shikoni edhe në formë virtuale në këtë vegëz: https://hzk.insi-ks.com/en/pdf/public-hearing?city=Vitia

Me qenë se ky dokument është në shqyrtim publik nga data 21.10.2026 deri më 19.11.2026, qytetarët dhe grupet e interesit mund të japin komentet e tyre.

Komentet lidhur me këtë draft dokument mund të parashtrohen në këto forma:

• Fizikisht çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00 përmes dorëzimit fizik të protokolluara në zyrat e drejtorisë së urbanizmit, si dhe përmes shënimit në librin e vërejtjeve, brenda afatit të shqyrtimit publik, deri më 19.11.2026.

• E-mailit zyrtar : [email protected]

• Në formë digjitale në këtë vegëz: https://hzk.insi-ks.com/en/pdf/public-hearing?city=Vitia

Ju faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

Pas një karriere të gjatë në shërbim të institucionit dhe qytetarëve pensionohet z. Lulzim Fazliu

Në ambientet e Komunës së Skenderajt u shënua pensionimi i z. Lulzim Fazliu, zyrtar në …