Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se nga 21 tetor deri më 20 nëntor 2026 do të jetë i hapur procesi i konsultimit publik për Draft Statutin e Komunës së Rahovecit.
Data e takimit publik do të jetë të mërkurën me 4 nëntor 2026 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Ftohen të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, bizneset dhe palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në këtë proces dhe të kontribuojnë me komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.