Miqësitë duhen kultivuar

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi të tij në Facebook, gjatë një vizite të tij me bashkëpunëtor në Permet ka takuar njoftuar se ka takuar kryetaren e Bashkisë së Permetit, znj. Alma Hoxha.

“Në Përmet gjithmonë përjetojmë ngrohtësinë e miqësinë e sinqertë. Njerëzit janë të urtë e punëtorë, ashtu siç janë edhe në Rahovec, prandaj binjakëzimi (vëllazërimi) ynë është i natyrshëm. Pata kënaqësinë të pi kafenë e mëngjesit me kryetaren e Bashkisë, znj. Alma Hoxha, ku nuk munguan dhuratat e vogla që përfaqësojnë frymën e qytetarëve të vyeshëm të Rahovecit.

Verërat cilësore Kalaja e Dafinës të mjeshtrit të verës e të rakisë Mejdi Kabashi nga Zoçishti do të shijohen nga kryetarja Alma Hoxha dhe njerëzit e saj”, thuhet në postimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Pas një karriere të gjatë në shërbim të institucionit dhe qytetarëve pensionohet z. Lulzim Fazliu

Në ambientet e Komunës së Skenderajt u shënua pensionimi i z. Lulzim Fazliu, zyrtar në …