Komuna e Deçanit njofton qytetarët se nga data 23 tetor 2026 fillon fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH).
Vaksinimi do të realizohet në njësitë shëndetësore përkatëse, sipas vendbanimit të qytetarëve:
QKMF – Deçan: Deçan, Carrabreg i Epërm, Carrabreg i Ulët, Lendinat, Llukë e Epërme, Llukë e Ulët, Lumbardh, Maznik, Kodrali, Beleg, Prilep, Rastovicë, Baballoq, Lagjja e Dëshmorëve, Gramaqel, Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Pobergjë dhe Hulaj.
QMF – Strellc i Epërm: Strellc i Epërm, Strellc i Ulët dhe Lëbush e Vogël.
QMF – Isniq: Isniq, Lëbush, Dubovik, Prapaqan, Broliq dhe Papiq.