BE-ja dhe senatori amerikan dënojnë dhunën gjatë zgjedhjeve në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme të raportuara në disa qendra votimi në Serbi, ku të dielën po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ambasadori i BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, ka kërkuar qetësi dhe përmbajtje, duke theksuar se qytetarët duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e votës në një mjedis të sigurt dhe paqësor. Ai u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të shmangin dhunën dhe provokimet, ndërsa institucioneve kompetente u ka kërkuar të garantojnë sigurinë e pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Shqetësim për zhvillimet në Serbi ka shprehur edhe senatori republikan amerikan, Joe Wilson. Ai ka reaguar ndaj raportimeve se autoritetet mund të përdorin dhunë ndaj qytetarëve për të penguar procesin e votimit. Wilson i ka cilësuar veprimet e tilla si të papranueshme dhe ka bërë thirrje që të ruhet paqja gjatë zgjedhjeve. Procesi zgjedhor në Serbi po shoqërohet me raportime për incidente të dhunshme dhe parregullsi në vendvotime. Gara ndërmjet kampit të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Listës Studentore shihet si një sfidë e rëndësishme për pushtetin që ka dominuar politikën serbe për 14 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

NATO-ja riorganizon KFOR-in, mandati për sigurinë në Kosovë mbetet i pandryshuar

NATO-ja ka nisur riorganizimin e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, në kuadër të ndryshimeve …