Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtoresha komunale për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti vizituan vizituam Shoqatën “Down Syndrome Kosova”.
Me këtë rast kryetari Rama tha se se gjithëpërfshirja shihet në mundësitë që krijojmë, në përkrahjen që japim dhe në vendosmërinë për të mos lënë askënd anash.
Këta fëmijë në Down Syndrome Kosova. na kujtojnë se çdo talent meriton hapësirë, çdo ëndërr meriton përkrahje dhe secili prej nesh ka vend në Prishtinë.
Do të vazhdojmë të jemi krah organizatës dhe të punojmë për një kryeqytet më gjithëpërfshirës, me më shumë mundësi e buzëqeshje për të gjithë, ka deklaruar i pari i kryeqytetit z. Përparim Rama.