Hysni Gucati viziton Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, paralajmëron vizita edhe te ish-krerët e tjerë të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me Elbasan Shalën, Fetah Hajrën dhe Fehmi Gucatin, ka vizituar Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, duke shprehur mbështetje për ta dhe bindjen se drejtësia do të triumfojë. Gucati, përmes një postimi publik, ka bërë të ditur se të dy i ka gjetur me moral të lartë dhe të palëkundur në bindjet e tyre. Ai ka njoftuar gjithashtu se vizitat do të vazhdojnë më 11, 12 dhe 30 nëntor, kur pritet të vizitojnë ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe ish-komandantin Sali Mustafa. Gucati ka theksuar se ata që kontribuuan në çlirimin e vendit po përballen sot me sfida të rënda, duke shprehur bindjen në pastërtinë e historisë së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama fton sërish studentët protestues në dialog, vendos “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues, duke vendosur …