Edi Rama në selinë e NATO-s, Shqipëria forcon partneritetin me Aleancën për sigurinë rajonale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në selinë e NATO-s, ku ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, në kuadër të bashkëpunimit për sigurinë dhe mbrojtjen euroatlantike. Në fokus të takimit ishin investimet në mbrojtje, zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e vazhdueshme e aleatëve për Ukrainën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka vlerësuar takimin me kreun e qeverisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve për sfidat aktuale të sigurisë. “Kënaqësi ta mirëpres në selinë e NATO-s kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Patëm një diskutim të mirë për investimet në mbrojtje, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e aleatëve për Ukrainën”, ka deklaruar Rutte. Shqipëria, si anëtare e NATO-s, vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Aleancës për sigurinë kolektive dhe stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të përmbushë kushtet e panegociueshme për anëtarësim në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia duhet të tregojë rezultate konkrete në …