Ignazio Cassis takon presidenten Shiroka-Pula, konfirmon mbështetjen e Zvicrës për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Zvicrës dhe kryesuesi i OSBE-së, Ignazio Cassis, është takuar në Prishtinë me presidenten Justina Shiroka-Pula, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat rajonale. Presidentja ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare. Ajo ka falënderuar Zvicrën edhe për angazhimin e kontingjentit të saj në KFOR që nga viti 1999, ndërsa Cassis ka konfirmuar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Dirk Schuebel kërkon respektimin e mandatit të Speciales

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka rikujtuar se Kosova është e obliguar …