Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike gjatë së cilës janë miratuar vendime që lidhen me sektorin e energjisë, efiçiencën e energjisë dhe trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë. Në mes tjerash, gjatë kësaj mbledhje, qeveria ka ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, i cili përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), organizimin dhe financimin e saj, si dhe mbikëqyrjen e funksionimit të tregjeve të energjisë. Po ashtu, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, në cilësinë e administratorëve të Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.Po ashtu, është miratuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e Projektit të Ndërtimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
