Ganimete Musliu

Deputetja Ganimete Musliu ka kërkuar sqarime nga Policia për ndryshimet në pozitat drejtuese

Deputetja e Kuvendit, nga radhët e Partisë Demokrstike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar sqarime nga Policia për ndryshimet në pozitat drejtuese të këtij institucioni. Ajo ka shkruar se kërkesa e saj ende nuk ka marrë përgjigje. “Në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtares së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në kuadër të përgjegjësive të mia parlamentare për mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë, të cilat rrjedhin nga Kushtetuta e Republikes se Kosoves, Rregullorja e Kuvendit te Republikës së Kosoves, dhe duke u mbështetur ne Ligjin per qasje ne dok. Zyrtare, kërkoj informata të plota dhe dokumentacion zyrtar lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës” ka shkruar deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Natasha Kandiq akuzon Serbinë për shtrembërimin e fakteve mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar ashpër qasjen e institucioneve …