Kryeministri britanik, Andy Burnham, i ka kërkuar Kosovës që të respektojë mandatin e plotë të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke e cilësuar këtë si dëshmi të pjekurisë demokratike dhe të përkushtimit ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme. Kërkesa është bërë në një letër urimi që Burnham ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe e cila është publikuar nga Zyra e Kryeministrit. Në këtë letër, kreu i Qeverisë britanike ka theksuar se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe mbështet rolin e drejtësisë ndërkombëtare. “E inkurajojmë fuqishëm Kosovën që t’i përmbahet zotimit për respektimin e mandatit të plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si një dëshmi e rëndësishme e pjekurisë së saj demokratike dhe përkushtimit ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme për të gjithë”, thuhet në letrën e Burnhamit. Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe për Kosovën si shtet sovran, të pavarur dhe shumetnik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
