Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për mënyrën se si janë iniciuar hetimet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, ato ishin të motivuara politikisht dhe jo nga arsye gjyqësore. Në një intervistë për Gazetën Nacionale, Mattsson ka folur për rolin e politikanëve ndërkombëtarë, Task Forcën e Hetimeve të Posaçme dhe origjinën e hetimeve që më vonë u pasuan nga procesi gjyqësor në Hagë. Mattsson, i cili ka drejtuar Divizionin Ekzekutiv të EULEX-it nga tetori i vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, ka thënë se vendimi për hetimin e pretendimeve kundër UÇK-së nuk ishte marrë nga hetuesit apo gjyqtarët e misionit, por nga politikanët ndërkombëtarë. Duke folur për fillimin e këtij procesi, ai ka rikujtuar akuzat e raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty lidhur me pretendimet për trafikim organesh, të cilat, sipas tij, u shfrytëzuan si pikënisje për angazhimin politik në kërkimin e hetimeve. “Gjithçka nisi me akuzat në lidhje me ‘vjedhjen e organeve’. Krime si këto janë të tmerrshme dhe ishte e lehtë për politikanët që të kërkonin se dyshimet duhej të hetoheshin”, ka deklaruar Mattsson për Gazetën Nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

BQE shqyrton rritjen e normave të interesit në dhjetor, Lagarde paralajmëron vazhdimin e inflacionit

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka paralajmëruar se presionet inflacioniste në Eurozonë pritet …