Anna Di Lellio në Harvard kritikon Specialen: Gjykatë vetëm me gjykatës ndërkombëtarë, e themeluar nën presion politik

Përbërja, mënyra e themelimit dhe legjitimiteti i Dhomave të Specializuara të Kosovës ishin në qendër të kritikave gjatë një paneli të organizuar në Qendrën Carr-Ryan për të Drejtat e Njeriut në Shkollën Harvard Kennedy, me temën “Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një ngecje për drejtësinë tranzicionale?”. Sociologia dhe ligjëruesja në Universitetin e New Yorkut, Anna Di Lellio, ish-komisionere për media në OSBE në Kosovë, theksoi se kjo gjykatë dallon nga modelet e tjera hibride, pasi përbëhet vetëm nga gjykatës ndërkombëtarë dhe funksionon jashtë Kosovës.“Ka dallim ca nga gjykatat e tjera hibride, në kuptimin që të tjerët kanë një përzierje të gjykatësve vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo gjykatë përbëhet vetëm nga ata ndërkombëtarë dhe ka selinë jashtë Kosovës”, deklaroi Di Lellio. Ajo rikujtoi se ligji parashihte edhe një degë të gjykatës në Kosovë, e cila nuk u themelua asnjëherë, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për njohuritë e gjykatësve ndërkombëtarë mbi legjislacionin e vendit. Di Lellio kritikoi gjithashtu mënyrën e themelimit të Speciales, duke e cilësuar atë si rezultat të trysnisë së madhe ndërkombëtare ndaj institucioneve të Kosovës. Sipas saj, Hashim Thaçi kishte shtyrë miratimin e ligjit në Kuvendin e Kosovës më 2015, nën presionin e SHBA-së dhe BE-së. “Troç e thoshin: nëse nuk e kaloni këtë ligj, ne do të tërheqim çdo mbështetje për ju, politike, ekonomike e të tjera”, citohet të ketë deklaruar ajo. Në diskutim u ngritën edhe pretendimet për trafikimin e organeve dhe raporti i Dick Marty-t, për të cilin Di Lellio theksoi se kishte folur për indikacione, por jo prova për trafikim sistematik të organeve.

Kontrolloni gjithashtu

Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë, rreth 290 euro

Kosova aplikon për anëtarësim në SEPA, qytetarët dhe bizneset mund të kursejnë rreth 55 milionë euro në vit

Kosova ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt integrimit në sistemin evropian të pagesave, pasi …