Rifillojnë punimet për përfundimin e shkollës së re “Faik Konica” në Ratishë

Pas disa vitesh vonesa, kanë filluar punimet për përfundimin e objektit të ri të shkollës “Faik Konica” në Ratishë.

Këtë e ka bërë të ditur Bashkim Ramosaj, i cili ka theksuar se projekti, i nisur në nëntor të vitit 2019 me kontratë trevjeçare, u vonua për shkak të dështimit të punëkryesve dhe procedurave të zhvilluara nga Ministria e Arsimit.

Sipas Ramosajt, tashmë është zhvilluar tenderi i ri dhe afati për përfundimin e punimeve është 14 muaj.

Objekti i ri shkollor pritet të ofrojë kushte moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit, me hapësira të gjelbra, kënd lojërash dhe ambiente të përshtatshme për mësim e aktivitete të fëmijëve.

Me realizimin e këtij projekti, Ratisha do të bëhet me një hapësirë të re arsimore, ndërsa objekti i vjetër i shkollës do t’i hapë rrugë infrastrukturës së re shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në përurimin e Bibliotekës “Dom …