Përparim Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e ndërmarrjes së re të pastrimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka miratuar themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale të pastrimit, por Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë vlerësim negativ për këtë vendim. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar nivelin qendror për pengimin e kësaj nisme, duke theksuar se ndërmarrje të ngjashme janë themeluar edhe në Obiliq dhe Fushë Kosovë, ndërsa Prishtinës po i pamundësohet një zgjidhje e tillë. Rama ka pretenduar se kjo nuk është pengesa e vetme nga Qeveria. Sipas tij, edhe marrëveshja me KfW-në, në vlerë prej rreth 72 milionë eurosh, për sigurimin e 100 kamionëve dhe mijëra kontejnerëve, ka mbetur e bllokuar për shkak se ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk e ka nënshkruar atë. “Përderisa Qeveria na bllokon vazhdimisht, çmimin po e paguajnë qytetarët e Prishtinës”, ka deklaruar Rama, i cili ka përmendur edhe atë që e ka cilësuar si tentim për bllokim dhe sabotim të punës së kryeqytetit. Për të përballuar situatën me mbeturinat, Komuna ka angazhuar operatorë privatë me mbështetjen e UNDP-së dhe ka ndarë buxhet shtesë për këtë qëllim. Rama ka thënë se kapacitetet shtesë të kamionëve pritet të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes gjatë ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Kosova e fundit në rrugën drejt BE-së, kërkesa për anëtarësim vazhdon të mbetet në sirtarë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë për ngecjen e Kosovës në procesin e …