Burim Ramadani kërkon llogari për 11 milionë eurot e pashpenzuara në MPB

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar llogaridhënie nga Ministria e Punëve të Brendshme për menaxhimin e financave publike gjatë vitit 2025, duke u thirrur në gjetjet e Raportit të Auditorit. Gjatë një pyetjeje parlamentare, Ramadani ka ngritur shqetësime për shpenzimin e buxhetit, prokurimin, administrimin e personelit policor dhe zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të Auditorit. Ai ka kërkuar sqarime se pse nga 50 milionë euro të planifikuara për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 39 milionë euro, duke vënë në pikëpyetje destinimin e 11 milionë eurove të mbetura. “Pse i humbët 11 milionë euro për investime kapitale, në kohën kur Policia e Kosovës ka nevoja të mëdha për investime?”, ka pyetur Ramadani. Ai ka kërkuar nga ministri përgjegjës të japë shpjegime për menaxhimin e mjeteve publike dhe të marrë përgjegjësi për çështjet e evidentuara nga Auditori.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Kosova e fundit në rrugën drejt BE-së, kërkesa për anëtarësim vazhdon të mbetet në sirtarë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë për ngecjen e Kosovës në procesin e …