Faton Abdullahu

Faton Abdullahu i kërkon Presidentes vendosjen e flamurit të UÇK-së në Presidencë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, i ka kërkuar Presidentes që në hapësirat e Presidencës të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një reagimi publik, Abdullahu ka thënë se ky veprim do të ishte shenjë e mirënjohjes institucionale për UÇK-në, të cilën e ka cilësuar si pjesë të themeleve të shtetit të Kosovës. Ai ka publikuar edhe një fotografi të montuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, përmes së cilës ka paraqitur propozimin e tij për vendosjen e emblemës së UÇK-së në ambientet e Presidencës. Abdullahu ka theksuar se një simbol i tillë do të kishte domethënie të veçantë në kohën kur qytetarët po presin vendimet e para të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në fund të reagimit, ai i është drejtuar drejtpërdrejt Presidentes me thirrjen: “Bëje këtë, Presidente!”

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e ndërmarrjes së re të pastrimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka miratuar themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale të pastrimit, por …