Avdullah Hoti e quan Vjosa Osmanin “turiste politike”, kritikon rrugëtimin e saj politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke vënë në pikëpyetje rrugëtimin dhe pozicionimin e saj politik.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti e ka cilësuar Osmanin si “turiste politike”, duke aluduar se ajo është në kërkim të një mundësie të re për vazhdimin e karrierës politike.
Në reagimin e tij, deputeti i LDK-së ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që, sipas tij, kalojnë nga një subjekt apo mbështetje politike te tjetri për interesa personale.
“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha. Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës. Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta. Sërish, koha po i nxjerr në dritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.
Me këtë reagim, Hoti ka vazhduar kritikat ndaj Osmanit, duke e paraqitur rrugëtimin e saj politik si një kërkim të vazhdueshëm për një ofertë të re politike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj në forumin strategjik në Kurdistan: Kosova model i shtetndërtimit me mbështetjen amerikane dhe evropiane

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka prezantuar përvojën e …