Sektori i energjisë ka nxitur përplasje mes deputetes, Janina Ymeri dhe ministres, Artane Rizvanolli

Sektori i energjisë elektrike ka nxitur përplasje mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, deputetja Janina Ymeri ka adresuar kritika ndaj qeverisë për situatën në sektorin energjetik, duke u ndalur veçanërisht te kostoja e importit të energjisë elektrike. Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe performancën e KEK-ut, duke përmendur 777 punësimet e realizuara gjatë vitit 2025, uljen e fitimit dhe prodhimit, si dhe nivelin e realizimit të investimeve kapitale. Deputetja Janina Ymeri përmendi edhe rastet ku dyshohet se kanë keqpërdorur me energji dhe sipas saj ia kanë financuar kryeministrit Albin Kurti konferencat në 2016-en.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se rikthimi i ligjshmërisë tashmë ka filluar në komunën që drejton

Shaqir Totaj: Mund të ndërpritet rryma elektrike nëpër shkollat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmërua se në këtë komunë mund të …