Kryeministri Albin Kurti, është takuar me përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së në Parlamentin e Irlandës

Gjatë vizitës në Irlandë, kryeministri, Albin Kurti është pritur nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Republikës së Irlandës. Përmes një postimi, ai ka shkruar për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. “Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”, ka shkruar kryeministri, Alib Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se rikthimi i ligjshmërisë tashmë ka filluar në komunën që drejton

Shaqir Totaj: Mund të ndërpritet rryma elektrike nëpër shkollat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmërua se në këtë komunë mund të …