Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vlerësuar se subjektit politik që i takon, i duhen ndryshime të mëdha. Ai ka theksuar se lidershipi aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka humbur tri palë zgjedhje radhazi, me një rezultat shumë të dobët. “Tani kemi tri palë zgjedhje të humbura dhe nuk ka përgjegjësi të qartë politike. Është e kuptueshme pse nuk po bëhemi rehat dhe, në fakt, nuk duhet të bëhemi rehat me këto rezultate zgjedhore që kemi pasur në tri palët e fundit të zgjedhjeve. Duhet ta riorganizojmë komplet veten tonë, duhet ta riorganizojmë mënyrën se si e bëjmë opozitën. Duhet ta shikojmë shtëpinë tonë politike se si do të rirreshtohemi pas një lidershipi të ri, që duhet të dalë nga një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe konkurrues. Ne nuk do të bëhemi rehat derisa t’i fitojmë zgjedhjet” ka theksuar deputeti, Avdullah Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
