Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në një takim zyrtar Robert Keane dhe Andriana Sarić, përfaqësues të Sektorit Politiko-Ekonomik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ramosajt, gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Komuna e Deçanit, zhvillimin ekonomik, politikat lokale dhe prioritetet institucionale që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të kësaj komune.

Në fokus të bisedës kanë qenë çështjet me rëndësi për qeverisjen lokale, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë për avancimin e zhvillimit ekonomik e institucional të Deçanit.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet në nivel lokal dhe rëndësinë e komunikimit e bashkëpunimit me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Ramosaj ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për vizitën dhe interesimin e treguar ndaj zhvillimeve në Komunën e Deçanit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu takon bashkatdhetarët në Bielefeld

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Bielefeld të …