Mbështetur nga Komuna e Skenderajt në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm dhe Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), zbatuar nga organizata joqeveritare PREDA Plus, në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), 10 gra nga Komuna e Skenderajt kanë nënshkruar kontratat dhe janë bërë zyrtarisht përfituese të Skemës së Granteve „E Ardhmja e Saj“!
Faza e dytë, e fokusuar në ide biznesi lidhur me turizmin, produktet autoktone, artizanatin, kulturën dhe trashëgiminë lokale, tani hyn në etapën e zbatimit.
Këto gra kanë përfituar: trajnim, mentorim dhe konsulencë profesionale, si dhe set pajisjesh për fillimin e biznesit.
Drejtoresha e DZHENIT, znj. Besarta Meha-Ademi, ka përgëzuar gratë për këtë arritje, duke u uruar suksese në realizimin dhe zhvillimin e ideve të tyre të biznesit. Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së grave në ndërmarrësi, duke vlerësuar se iniciativa të tilla kontribuojnë në fuqizimin e tyre ekonomik, krijimin e mundësive të reja dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Skenderajt
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
