Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa: Masat e sigurisë ndaj Jakup Krasniqit janë të panevojshme, moslejimi i takimit me vëllain shkelje e të drejtave të njeriut

Avokati kosovar, Skënder Musa, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata Speciale gjatë vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë, duke i cilësuar ato të panevojshme dhe joproporcionale me rrethanat e rastit. Musa ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk e ka analizuar drejt personalitetin e Krasniqit dhe rrezikun eventual që ai mund të paraqesë gjatë qëndrimit në Kosovë. Sipas tij, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk paraqet rrezik për shmangie nga drejtësia dhe këtë, sipas avokatit, e dinë edhe zyrtarët që kanë vendosur masat e sigurisë. “Këto masa të Gjykatës Speciale ndaj z. Krasniqi janë të panevojshme, sepse nuk është vlerësuar drejt personaliteti i të akuzuarit. Duhet analizuar a është i rrezikshëm, a ekziston rreziku i ikjes për të mos u paraqitur në seanca gjyqësore. Jam i sigurt që zyrtarët që kanë vendosur për masat e dinë që asnjë rrezik nuk ekziston”, ka deklaruar Musa. Ai e ka përshkruar Krasniqin si njeri institucionalist, duke theksuar se gjatë veprimtarisë së tij publike ka dëshmuar respektimin e vendimeve gjyqësore dhe shtetërore. Avokati është ndalur edhe te refuzimi i kërkesës për takimin e Jakup Krasniqit me vëllain e tij, duke e konsideruar këtë vendim shkelje të të drejtave të njeriut. “Moslejimi i vëllait është shkelje e të drejtave të njeriut. Çfarë rreziku paraqet nëse takohet me vëllain?”, ka pyetur Musa

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani

Eman Rrahmani akuzon Kurtin për qëndrim të dyfishtë ndaj Asociacionit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin e …