Gjashtë nënoficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, forcim i lidershipit dhe profesionalizmit ushtarak

Gjashtë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një tjetër hap në avancimin e kapaciteteve dhe lidershipit ushtarak të FSK-së. Ata ishin pjesë e ceremonisë së diplomimit të pjesëmarrësve në Kursin e Kryekapterit, Kursin e Avancuar dhe Kursin Bazë të Nënoficerit, ku morën pjesë pjesëtarë të forcave të armatosura të të dyja vendeve. Përfundimi me sukses i këtyre trajnimeve dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme profesionale të personelit, zhvillimin e aftësive udhëheqëse dhe forcimin e trupës së nënoficerëve. Përgatitja e nënoficerëve profesionistë, të aftë për të udhëhequr me shembull dhe për të rritur gatishmërinë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Investimi në arsimimin dhe avancimin profesional të tyre përbën një kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e një force moderne, të përgatitur dhe me standarde të larta profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa: Masat e sigurisë ndaj Jakup Krasniqit janë të panevojshme, moslejimi i takimit me vëllain shkelje e të drejtave të njeriut

Avokati kosovar, Skënder Musa, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata Speciale gjatë …