Avdullah Hoti kritikon qeverisjen për krizën energjetike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në sektorin e energjisë, pas miratimit të masave për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seancës pati edhe ndërprerje të rrymës. Hoti ka ironizuar situatën, duke thënë se ndërprerja e energjisë në vetë institucionin ku po diskutoheshin masat për këtë sektor është tregues i gjendjes në të cilën, sipas tij, ka përfunduar qeverisja e VV-së. Ai ka kritikuar edhe mungesën e investimeve në kapacitete të reja prodhuese, duke vlerësuar se në vend të masave të miratuara, Kuvendi do të duhej të shqyrtonte mundësinë e kredive garantuese për KEK-un ose projekte me partneritet për ndërtimin e termocentraleve të reja. “Miratimi i masave për energji nga ana e Kuvendit mbrëmë, në orët e vona, ndërkohë që energjia elektrike u ndërpre edhe në Kuvendin e Kosovës, tregon po ashtu ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi e rikthejnë në shtëpi, vazhdon dita e tretë e qëndrimit në Kosovë

Ish kryeparlamentari i Kosoves, z, Jakup Krasniqi është kthyer sërish në shtëpinë e tij në …