Ligji i ri për Gjykatën Speciale, kërkohet konsultim me BE-në dhe kthimi i selisë në Kosovë

Nisma e paralajmëruar për hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës ka hapur debat për përmbajtjen dhe drejtimin që duhet të marrë ky proces. Përfaqësues politikë dhe ekspertë juridikë kanë paraqitur kërkesa që, sipas tyre, duhet të merren parasysh para se projektligji i ri të procedohet në Kuvend. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar përfshirjen e Bashkimit Evropian në konsultimet për hartimin e ligjit, duke e lidhur mbështetjen e partisë së tij me mënyrën se si do të zhvillohet ky proces. Haziri ka vënë në pikëpyetje mundësinë e përgatitjes së një drafti të ri brenda një jave, pa konsultime të mirëfillta me palët që kanë qenë të përfshira në themelimin e Gjykatës Speciale. “Draft i ri mbi bazë të këtij drafti të vjetër apo mbi bazë një konsultimi me BE-në është çështje që duhet mu sqarua, sepse ka histori”, ka deklaruar Haziri, duke përmendur edhe paqartësitë procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi e rikthejnë në shtëpi, vazhdon dita e tretë e qëndrimit në Kosovë

Ish kryeparlamentari i Kosoves, z, Jakup Krasniqi është kthyer sërish në shtëpinë e tij në …