Milaim Limoni përfundon vizitat te krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta mirë me shëndet dhe të palëkundur

Kryetari i veteranëve të UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, ka përfunduar vizitat treditore te krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Limoni ka bërë të ditur se vizitat i ka zhvilluar më 23, 24 dhe 25 nëntor, duke shprehur kënaqësinë për gjendjen e tyre shëndetësore, qëndrueshmërinë dhe forcën shpirtërore. “Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Limoni. Ai ka veçuar takimin e sotëm me Salih Mustafën, i njohur si komandant Cali, me të cilin ka qëndruar për tri orë. “Më habiti dhe më emocionoi qëndrimi i tij, ashtu siç e kam njohur gjithmonë: i fortë, i qetë dhe plot dinjitet. Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tre minuta”, ka shkruar ai. Në përfundim, Limoni ka shprehur respektin dhe krenarinë për ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke përcjellë mesazhin e tij në mbështetje të tyre: “Liri për çlirimtarët!”.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së gjatë raportimit të Rizvanollit, Rrahmani kritikon vonesat në sektorin e energjisë

Raportimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është …