Ermal Sadiku kritikon deputetët e VV-së për qëndrimin ndaj Bordit të ZRRE-së: I përzgjedhin dhe i votojnë vetë, pastaj i kritikojnë

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për hipokrizi politike lidhur me qëndrimin e tyre ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Sadiku ka thënë se kandidatët për Bordin e ZRRE-së përzgjidhen nga Qeveria, ndërsa emrat e tyre votohen më pas në Kuvend nga shumica parlamentare, e udhëhequr nga VV-ja. Ai ka rikujtuar edhe procesin e fundit të përzgjedhjes, duke pretenduar se Qeveria kishte përzgjedhur kandidatë që kishin marrë më pak pikë në intervistë. Sipas tij, kur kishte kërkuar sqarime në Kuvend, ministrja ishte përgjigjur: “Kështu i kemi përzgjedhë ne. Kur t’i fitoni ju zgjedhjet, i përzgjedhni vetë”. Sadiku ka kritikuar deputetët e VV-së për faktin se, sipas tij, fillimisht i përzgjedhin dhe i votojnë anëtarët e bordit, ndërsa më pas i kritikojnë publikisht dhe kërkojnë llogari prej tyre. “Me i përzgjedhë vetë, me i votu vetë e pastaj me u sjellë sikur je në opozitë, është hipokrizi politike. Logjikë kjo s’ka. As edhe pak”, ka shkruar Sadiku.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së gjatë raportimit të Rizvanollit, Rrahmani kritikon vonesat në sektorin e energjisë

Raportimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është …