Në Kuvendin e Kosovës ka pasur mospajtime mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Debati u zhvillua gjatë shqyrtimit të raportit për plotësimin e katër pozitave në Bord, pasi kandidatët shqiptarë dhe serbë nuk arritën të paraqiteshin për intervistim.
Nagavci deklaroi se gjashtë kandidatë i kishin plotësuar kriteret për intervistim, por vetëm njëri kishte paralajmëruar mungesën për shkak se ndodhej jashtë vendit, ndërsa pesë të tjerët nuk ishin paraqitur.
Musliu kundërshtoi mënyrën se si ishte paraqitur procesi në raport, duke theksuar se kandidatët nuk ishin refuzuar për mungesë të kritereve, por ishin tërhequr ose nuk kishin marrë pjesë në intervistim.
Ajo kërkoi që raporti të pasqyrojë saktë zhvillimin e procedurës dhe ngriti shqetësimin për mungesën e pjesëmarrjes së profesionistëve, duke kërkuar kushte që procesi i përzgjedhjes të zhvillohet pa ndikime politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
