Në prag të 28 të festave kombëtare të nëntorit, pata nderin dhe kënaqësinë t’ua ndaj “Medaljen e Lirisë” 63 luftëtarëve të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.
Në nëntorin e lavdisë, krenarisë dhe kujtesës sonë kombëtare, nga Skënderbeu e Ismail Qemali, tek Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, historia jonë vazhdon e dëshmon se liria u fitua me qëndresë, gjak dhe sakrificë brezash.
Me nder e krenari e bartshi Medaljen e Lirisë! Emrat, vepra dhe sakrifica juaj qofshin përherë të skalitura në kujtesën tonë dhe të nderuara brez pas brezi në historinë e kombit shqiptar.
Lavdi të rënëve për liri! Nderim për të gjithë ata që i shërbyen atdheut!
Gëzuar 28 Nëntorin!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
