leoni

Grupi Punues për Hapjen e të Dhënave u takua të mërkurën

Grupi Punues për Hapjen e të Dhënave, në takimin e së mërkurës, u mor me hapat që duhet ndërmarrë për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Hapjen e të Dhënave.

Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, i cili para të pranishmëve theksoi se, Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendim të veçantë ka miratuar Kartën e Hapjes së të Dhënave në Republikën e Kosovës, ku ka parashtruar edhe përgjegjësitë që parashtrohen për Ministrinë e Administratës Publike, për koordinimin e punës në zbatimin e kësaj karte, nëpërmjet hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit. Në këtë kontekst, theksoi ministri Yagcilar, aprovimi i Kartës për të Dhënat e Hapura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe hapja e punimeve të këtij grupi është një hap i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në përafrimin me  komunitetin e demokracive në avancimin e transparencës në qeverisje. Për më tepër, tha ministri Yagcilar, hartimi i këtij Plani Kombëtar është në pajtueshmëri me synimet globale të zhvillimit të qëndrueshëm, për shoqëri të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të vlerave që ky synim përfaqëson si fuqizim i qytetarëve dhe promovimin e një kulture globale për të dhënat e hapura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …