Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Shtupel-Ranoc

Projektet infrastrukturore në Komunën e Klinës nuk kanë të ndalur në qytet, po ashtu edhe në fshatra. Të mërkurën kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Shtupel-Ranoc, e gjatë 2.8 km. Ky ka qenë ndër projektet prioritare dhe premtim i kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili me bashkëpunëtorë, ka parë së afërmi fillimin e punimeve të kësaj rruge.

“ Po bëjmë përurimin e fillimit të punimeve të një rruge, e cila është shumë e rëndësishme për banorët e këtyre dy fshatrave. Rregullimi i kësaj rruge krijon lehtësi të madhe për banorët e të dy lokaliteteve të komunës së Klinës, Shtupel dhe Ranoc. Pushteti lokal vazhdon të mbetet i përkushtuar për të ndihmuar popullatën me realizimin e projekteve, qoftë në infrastrukturën rrugore, shkollore, në bujqësi, e shumë fusha tjera. Qëllim dhe obligim yni është krijimi i kushteve më të mira për jetesë të të gjithë banorëve të Komunës së Klinës dhe gradualisht, jemi duke e arritur këtë, pasi jemi duke investuar pa u ndalur në infrastrukturë në përgjithësi”, ka thënë me këtë rast kryetari i Klinës, Sokol Bashota.

Kjo rrugë që lidh dy fshatra ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe me asfaltimin e saj krijohen lehtësi në lëvizjen e qytetarëve të kësaj ane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …