Muri 900 kilometra përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt

Muri 900 kilometra përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt

Një zyrtar i lartë i Turqisë ka deklaruar për Agjencisë Reuters se  Muri ndarës  prej 900 kilometrash përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt. Ankaraja zyrtare, një kohë të gjatë ka qenë në presion nga aleatët e NATO-s që të sigurojë kufirin për shkak se përgjatë kufirit në pjesën e Sirisë, zonat kontrollohen nga Shteti Islamik. Ndërtimi i murit do të përfundojë për pesë muaj, ka thënë një zyrtar për Reuters. Turqia muajin e kaluar ka ndërmarrë  një operacion ushtarak, së bashku me kryengritësit sirianë, me qëllim që të pastrojë kufirin nga militantët e Shtetit Islamik por dhe të ndalojë avancimin e milicisë së kurdëve të Sirisë, e cila është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe Ankaraja e konsideron organizatë terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …