Nehat Thaçi

Nehat Thaçi arrestohet me urdhërarrest të Serbisë

Ish pjesëtari i UÇK-së, tani drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar sot në mëngjes nga policia e Serbisë duke kaluar kufirin Kosovë-Serbi, tek vendi i quajtur Dheu i Bardhë.

Mësohet se ai me disa persona tjerë po shkonte në qytetin e Nishit të Serbisë për një gjykim. Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se ndaj Thaçit ka ekzistuar një fletarrest nga shteti i Serbisë që nga viti 1999, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë.

 KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me drejtorin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, por telefoni i tij ka qenë i mbyllur.

Policia në Prishtinë e ka konfirmuar arrestimin e Thaçit në Serbi por pa dhënë shumë detaje. /KosovaPress/

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Takimi i sotëm s’duhet të jetë “eveniment medial”, por përpjekje serioze për konstituimin e Kuvendit

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se takimi …