leoni

Nikos Kotzias

Ka reaguar Athina zyrtare kundër deklaratës së komisarit Hahn për Çështejn e Çamërisë

Pas publikimit të lajmit në Top Channel, ku thuhej se  komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian, Johanes Hahn, renditi si çështje të diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe çështjen çame, ka reaguar Athina zyrtare. Në një deklaratë, të cilësuar si ndër më të ashprat në vitet e fundit prej saj, në një gjuhë direkte dhe kërcënuese, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ka kërkuar komisionerit të tërheqë deklaratën e tij dhe ta korrigjoje atë, pasi, sipas Athinës, komisioneri ka shkelur kompetencat e tij, duke ndërhyrë në punët e vendeve anëtare, duke çelur debate për çështje që nuk ekzistojnë. Në qëndrimin zyrtar të Athinës, shkruan:  ”Deklarata e komisionerit Johanes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Siç dihet, çështja çame është inekzistente dhe si e tillë, kurrë nuk është pranuar si objekt negocimi, midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, thuhet mes tjerash në regimin e Greqisë zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …