Veteranet protesta

Veteranët e UÇK-së pritet të protestojnë sot para objektit të Qeverisë, duke filluar prej orës 12:00

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të protestojnë sot para objektit të Qeverisë, duke filluar prej orpës 12:00. Protesta është thirrur nga Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së. Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij Këshilli, ka thënë se duke u bazuar në padrejtësitë që u janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së nga ana e Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, veteranët, kanë vendosur se nuk do të tolerojnë më të nëpërkëmbet dinjiteti i tyre. “Ne për dy ditë kemi pasur takime me përfaqësues të kësaj Ministrie, ku kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyre, por që nuk kemi arritur një zgjidhje. Po ashtu vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim”, ka thënë veterani Xhevdet  Qeriqi në një reagim të tij. Kjo protestë do të mbahet  pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vetë Qeveria. Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë”, ka saktësuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …