Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Çështja e kishës politike në Prishtinë duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës

Çështja e kishës së ndërtuar pa leje në kohën e regjimit ë Slobodan Milosheviqit në truallin e Universitetit të Prishtinës, është çështje e ndjeshme, që duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë kryetari i Prishtinës,  Shpend Ahmeti, i cili ka saktësuar për mediet  se nuk angazhohet për rrëzimin kishës, porse lufton kundër padrejtësisë  që është bërë në kohën e regjimit vrasës dhe diktatoriale të Milosheviqit i cili Universitetit ia ka marrë më shumë se 4 hektarë dhe ata ia ka dhënë Kishës Ortodokse serbe. Ai ka thënë se ndërtimi i kishës ka pasur për qëllim kolonizimin e Kisha Ortodokse serbe nuk është mirë të identifikohet me këtë objekt. “Kjo nuk është çështje e lirive fetare, kjo nuk është çështje e propagandës se një prefekt shqiptar nuk iu jep diçka serbëve, por është çështje politike për shkak se trualli i është marrë Universitetit në qendër të qytetit në kohën kur janë ndërtuar banesa për policinë serbe, në kohën kur janë ndërtuar banesa për refugjatët nga Bosnja e Kroacia”, ka thënë mes tjerash, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …